Ngjarje

Katedralja Notre-Dame në Paris përpihet nga flakët (Video)

Një zjarr i madh shpërtheu në katedralen Notre-Dame në Paris. Imazhet e transmetuara në mediat sociale tregojnë një tym të bardhë që vjen nga çatia e strukturës. Sipas burimeve të para, zjarri do të përhapej nga një skelë e vendosur në vend për veprat e restaurimit.

Më pas, pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj.

Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjmë xhiron e Botës. Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Katedralja konsiderohet një nga shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë në Kishën Katolike në Francë dhe në botë.

Zjarrfikësit treguan se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë.

Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vetëm vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

Katedralja ka 10 kambana, më e madhja, Emmanuel është vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër.

"Një zjarr i tmerrshëm është duke u përhapur në katedralen e Notre-Dame në Paris, zjarrfikësit e Parisit po përpiqen të zbusin flakët.Ne jemi mobilizuar në vendngjarje në lidhje me dioqezën e Parisit dhe ftoj të gjithë që të respektojnë perimetrin e sigurisë", shkruan kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në “Twitter”, duke publikuar edhe një foto.

Macron i trishtuar: Emocioni i një kombi të tërë

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron. “Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkëkombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën”, shkruan në Tëitter presidenti francez.

Meta: Solidaritet me popullin francez

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zjarrit ët rënë ditën e sotme në katedralen e famshme Notre Dame në Paris, flakët e të cilit dogjën edhe majën simbol të saj. Në një postim në Facebook, Meta shpreh trishtimin e tij, ndërsa shkruan se uron që zjarri të shkaktojë sa më pak dëme.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=sYO6Nwgv0X0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë