Raúl Castro ka dhënë dorëheqjen si sekretar i parë i Partisë Komuniste të Kubës. Kjo do të thotë që për herë të parë në më shumë se pesë dekada, partia e cila ka qeverisur ishullin që nga formimi i partisë në 1965, nuk drejtohet nga Raul Castro ose vëllai i tij i ndjerë, Fidel.
Fidel Castro udhëhoqi revolucionin që rrëzoi qeverinë Kubane në 1959 dhe vëllai i tij i vogël Raúl ishte një nga komandantët. Lindur më 3 qershor 1931 dhe arsimuar në një shkollë jezuit në kryeqytetin kuban, Havana, ai u specializua për ekonomi dhe në universitet u bashkua me një grup rinor komunist.
Në vitin 1953, ai ndihmoi vëllain e tij të madh, Fidel, të planifikonte dhe ekzekutonte një sulm të dështuar në kazermat ushtarake të quajtura Moncada në një përpjekje për të dëbuar gjeneralin Fulgencio Batista. Ai u dënua me 13 vjet burg por u lirua me amnisti në vitin 1955 dhe shkoi në internim në Meksikë. Atje, ai u miqësua me revolucionarin argjentinas Ernesto “Che” Guevara dhe e prezantoi atë me Fidel Castro.
Raul Castro u kthye në Kubë në Dhjetor 1956 në bordin e anijes Granma si pjesë e një grupi i të internuarve të vëllait të tij Fidel, i njohur si Lëvizja Revolucionare e 26 Korrikut. Ata zhvilluan një fushatë luftarake guerile nga malet Sierra Maestra e cila çoi në përmbysjen e qeverisë së Gjeneral Batista dhe e detyroi atë të largohej.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















Lini një Përgjigje