Një fashë “kundër gjakderdhjes” e bërë nga lëvozhgat e karkalecave po shpëton mijëra jetë në Ukrainë, sipas një mjekje të NHS që punon në zonën e luftës.
Fashat janë të veshura me një ekstrakt të njohur si chitosan që mund të ndalojë gjakderdhjen duke formuar mpiksje.
Të prodhuara nga Nonwovenn në Somerset, Angli fashat janë në kutitë e ndihmës së parë që i dërgohen ushtrisë ukrainase.
Doktoresha Iryna Rybinkina thotë se kjo fashë ka shpëtuar shumë jetë.
Fasha e ndalon gjakderdhjen nga plagët me 60 sekonda kompresim.
Ajo tregon se fasha nxirret nga lëvozhga e karkalecave dhe më pas pastrohet. Kur është në kontakt me gjakun, ajo lëshon një xhel që krijon mpiksje.
Këto fasha përdoren edhe nga ushtria amerikane dhe britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.