Ngjarje

Karikatura e javës

Të shtënat me armë zjarri në El Paso të Teksasit e kanë kthyer sërish vëmendjen tek paragjykimi dhe gjuha e urrejtjes ndaj emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 20 persona humbën jetën pasi një sulmues i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit, të shtunën në mëngjes. Autoritetet arrestuan një të dyshuar 21 vjeçar të identifikuar si Patrick Crusius dhe rreth 13 orë më vonë, në 1 të mëngjesit, nëntë njerëz humbën jetën pas të shtënave në një bar në Dayton. Autoritetet thanë se të dyja sulmet kishin motive diskriminuese që lidheshin me emigrantët.

Pak para sulmit El Paso, mbështetësit e ekstremit mbajtën një manifestim kundër pushtimit hispanik të Teksasit. El Paso ka një popullsi të madhe emigrantësh dhe manifestues treguan se kishin zgjedhur me dashje qytetin kufitar me Meksikën për këtë arsye. Policia beson se manifestimi ishte organizuar nga vrasësi Patrick Crusius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë