Ka ndodhur

Kapet një italian në Pogradec, po transportonte 12 emigrantë të paligshëm

Gazeta Si - Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Vërdovë të Korçës me automjetin e tij tip "Xhip", në të cilin kishte 12 emigrantë të paligjshëm.

Si pasojë, ai ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë. Dyshohet se italiani i ka marrë me qëllim transportin e tyre në Tiranë, kundrejt pagesës.

Kjo ka bërë që shtetasi italian të përfundojë në prangat e policisë. Fatmirësisht, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë