Ka ndodhur

Kapet në Durrës 59-vjeçari italian i dënuar për trafik droge në Spanjë

Gazeta Si - Një 59-vjeçar italian u arrestua nga Policia Kufitare Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike”.

Ai është dënuar në vitin 2019 me 6 vjet burg, pasi në aeroportin e Madridit iu gjetën 7 pako me kokainë, të cilat i kishte sjellë nga Kolumbia.

Policia thotë se nga dënimi, Roberto Bascos, i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burg.

Ndërkohë që vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë