Ka ndodhur

Kapet në Durrës 20-vjeçari nga Kosova me tre urdhra ndalimi

Një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Interpol, është arrestuar në Durrës. Riad Sopjani rezulton i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore dhe është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në Tetor 2020.

Pas informacioneve që kishte për këtë person, policia ka ushtruar një kontroll në banesën ku ai strehohej në Durrës dhe gjeti e sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis.

I riu tashmë do të ekstradohet në Kosovë, pasi përveç dënimeve ka dhe tre urdhra ndalimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë