Ka ndodhur

Kapet me doza kanabisi në makinë, pas tij e pëson edhe shoku që shiste kokainë (Video)

Gazeta Si - Dy shpërndarës të lëndëve narkotike në Gjirokastër. H.H., 36 vjeç dhe E.C., 30 vjeç janë arrestuar gjatë operacionit “No More”.

Policia thotë e 30-vjeçari u ndalua për kontroll në vendin e quajtur “Ura e Lumit”. Atij iu gjetën disa doza kanabis dhe rezultoi gjithashtu se drejtonte makinën pa patentë.

Teksa efektivët shkuan për kontroll në banesën e tij, aty u konstatua 36-vjeçarin Haska, të cilit iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Policia shkoi për kontroll në dyqanin e cigareve në pronësi të H.H., ku gjeti edhe sasi tjetër të lëndëve narkotike.

Aty u sekuestruan 60 doza kanabis gati për shpërndarje, 260 gramë kanabis, një peshore, 22 paketa cigaresh pa pullë fiskale, 6 qese me duhan të grirë pa pullë fiskale dhe 11 pako me duhan të grirë pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë