Gazeta Si – Një 18-vjeçar është prangopsur, pasi u kap me armë zjarri pushkë e municione luftarak. Sipas policisë i riu do t’i shiste armët në Sarandë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar, ndërsa një 17-vjeçar tjetër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ishin në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë e armët e zjarrit pushkë, municionet luftarake si edhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, janë sekuestruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.