Ka ndodhur

Kapet me 9 emigratë në fugon në Gjirokastër, i riu iu kishte marrë nga 200 €

Gazeta Si - Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar me furgon 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Shtetasi A.P., është pikasur nga policia në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë dhe i është bërë shenjë ndalimi.

I riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Pas ndjekjes, shtetasi A.P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot", duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet e Lindjes kundrejt shumës 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë