Nga Gazeta ‘Si’- Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë pasi u kap mat duke ndezur një zjarr. Në pranga ra Anton Deda.
Policia thotë se Deda u kap gjatë monitorimit të terrenit me dron, pasi dyshohej se merrej me zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas policisë, 62-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar edhe 5 zjarre të tjera në ditët e fundit.
“Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri.”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje