Ka ndodhur

Bënte kërdinë në Vlorë, hajduti serial akuzohet se vodhi 11 banesa në 5 muaj

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka kryer 11 vjedhje banesash në qytetin bregdetar brenda 5 muajsh.

Policia thotë se hajduti-serial me iniciale E.D., u vu në pranga këtë të shtunë në flagrancë në kuadër të operacionit “Brava”. Ai banon në Vlorë dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se 32 vjeçari është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë