Ka ndodhur

Kapet hajduti serial në Tiranë, vodhi argjendarinë dhe dyqanin e celularëve (Video)

Gazeta Si - Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se është përfshirë në dy raste grabitjesh.

Sipas policisë, ai grabiti nën kërcënimin e armës një dyqan celularësh në zonën “Myslim Shyri” dhe një argjendari në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet.

Pas rreth dy muajsh, Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit të maskuar, përmes pamjeve filmike. Bëhet fjalë për 43 vjeçarin Afrim Dulaj (Farruku) i cili është vënë në pranga nga blutë.

Në 14 mars, gjatë natës, ai hyri nga çatia e objektit duke hapur një vrimë dhe me anë të një shkopi tërhoqi bizhuteritë e ekspozuara në dyqan. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.

Sipas hetimeve, rezulton se në 9 shkurt, 43-vjeçari ka vjedhur edhe disa celularë në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, nën kërcënimin e armës.

Në video, ai shihet duke kërcënuar me një armë pistoletë punonjësin e dyqanit e më pas duke marrë disa aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë