Ka ndodhur

Kapet hajduti-serial i cigareve dhe dyqaneve ushqimore në Durrës

Gazeta Si - Një hajdut-serial është arrestuar në Durrës pas një hetimi disamujor, në operacionin e koduar “Seriali”, pasi ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në qytetin bregdetar.

Policia bën me dije se në pranga është vënë 21-vjeçari me inicialet A.L., banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

I riu akuzohet për 15 vjedhje të kryera nga muaji prill deri në tetor të këtij viti në qytetin e Durrësit, ngjarje të cilat janë zbardhur nga policia.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë