Gazeta Si- Një 35-vjeçar në Durrës, u arrestua, pasi gjatë muajit maj kishte vjedhur 3 biçikleta në qytetin bregdetar.
I riu Safet Tafa rezulton se ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale “Vjedhja”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.
Vodhi 3 biçikleta, gjatë muajit maj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve. Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. T.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




