Media Galeri

Kapet bretkosa gjigante në Australi, peshon rreth 2.7 kg

Një bretkosë gjigante, aq e madhe sa u mendua fillimisht se ishte e rreme, u gjet në pyllin tropikal në veri të Australisë. Bretkosa e pagëzuar “Toadzilla”, sipas përbindëshit të filmave, Godzilla, është gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale dhe peshon rreth 2.7 kilogramë, një vlerë rekord.

Kur rojtarja e parkut, Kylee Gray, e pikasi për herë të parë amfibin gjigant, nuk u besoi syve.

“Nuk kisha parë kurrë një bretkosë kaq të madhe. Dukej si një top futbolli me këmbë”, tha ajo për televizionin publik australian.

Bretkosa, që mendohet se është femër, u dërgua në bazë për t’u ruajtur dhe studiuar. Sipas Gray-t, ajo ka arritur atë peshë për shkak të dietës së pasur me insekte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë