Ka ndodhur

Kapen shpërndarësit e kanabisit në Lezhë, njëri i hedh dozat nga dritarja

Dy persona janë arrestuar në Kurbin në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në pranga janë vënë L.L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A.Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras.

Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë po ndiqet A.Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë