Ka ndodhur

Kapen në Fier 4 shpërndarës të lëndëve narkotike

Katër persona janë arrestuar në Fier, pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike. Policia thotë e javë vnë në pranga në flagrancë shtetasit Bledar.D, 34 vjeç, Rozvelt.K, 38 vjeç, banues në Kurjan, Izmir.G, 30 vjeç dhe Kismet.G 24 vjeç, banues në Dërmenas.

Katër shtetasit e arrestuar janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë