Ka ndodhur

Kapen hajdutët e statujave dhe ikonave historike, një prej tyre roja i parkut arkeologjik në Durrës

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi vidhnin e trafikonin vepra arti. Policia tha se në makinën e autorëve u gjetën 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.

Mësohet se njëri prej tyre ka qenë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje e herë si ndihmës. Policia theksoi se Pëllumb Leka, pasi siguronte statujat në Fier, Berat e Gjirokastër i trafikonte me Emanuel Çaçon.

Në kuadër të operacionit “IKONAT”, ranë në pranga Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, në makinë iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Leka dhe Çaço merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Leka, i cili ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me Emanuel Çaçon, i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë