Ka ndodhur

Kapen dy shpërndarës të kokainës në Berat

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Berat gjatë aksionit policor të koduar “Ypsilon” për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarve S.Gj. 42 vjeç dhe K.D. 22 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre.

Kështu, u sekuestruan 85 doza kokainë, 2 makina, 5 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e kokainës.

Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë