Ka ndodhur

49 kg kokainë mes bananeve në Durrës, arrestohet babai i Arbër Çekajt

Një sasi prej 49 kilogramë kokainë, e cila vinte nga Ekuadori, është sekuestruar në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kontejner të mbushur me banane.

Operacioni i koduar me emrin “Mersin”, për sekuestrimin e kokainës, është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Kontejneri ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

LEXO EDHE:
- 613 kg kokainë në banane, dënohet me 14 vjet burg Arbër Çekaj
- Pezullohet shqyrtimi i ankimit për Arbër Çekajn
- Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, Eldi Dizdari arrestohet në Dubai

Ky i fundit është babai i Arbër Çekajt, i cili ndodhet në qeli, pas kapjes së 613 kg kokainë po në kontejnerë me banane për llogari të firmës së tij që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.

Në lidhje me këtë ngjarje u akuzuan edhe vartësit e tij, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët bashkë me Çekajn dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Arbër Çekaj, i cili ndodhet në qeli i akuzuar për trafik droge

Kompania e Arbër Çekajt mbante emrin ”Arbi Garden”, ndërsa firma e babait të tij mban emrin “Ecoalmax”, ndërkohë që transporti i lëndës narkotike është bërë në të njëjtën mënyrë në kontejner me banane.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë