Ka ndodhur

Kapen 260 kg drogë në Vlorë, rumunët vepronin për llogari të 5 shqiptarëve, 4 të arrestuar

Nga Gazeta Si- Përmes një deklarate për mediat, Policia e Vlorës ka bërë me dije se në kuadër të një megaoperacioni antidrogë janë arrestuar 4 shtetas rumunë të cilët shtireshin si turistë dhe ndaheshin në çifte duke marrë me qira campera me të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria.

Mësohet se kjo veprimtari kryhej për llogari të disa shtetasve shqiptarë, të cilët sipas Policisë janë shpallur në kërkim.

Policia raporton se total janë sekuestruar rreth 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis në dy mjetet campera të përshtatur për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

“Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike”, tha Policia e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë