Ka ndodhur

Kaos me trafikun në Tiranë, Policia: Shmangni rrugët drejt qendrës

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Tiranën pasditen e së enjtes kanë shkaktuar edhe kaos në qarkullim.

Policia njoftoi se trafiku është i rënduar edhe për shkak të aktiviteteve festive në sheshin “Skënderbej”, që ka shtuar fluksin e mjeteve në drejtim të tij.

Policia thotë se nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

- Rruga e Durrësit;

- Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;

- Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;

- Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;

- Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë