Muzike

Kanye ‘Ye’ West do të performojë në Rusi- koncerti i parë që nga pushtimi i Ukrainës në 2022

Nëse koncertet e planifikuara për 10 dhe 11 tetor zhvillohen, reperi kontrovers amerikan Kanye West do të bëhej ylli i parë i madh i muzikës perëndimore që performon në Rusi që kur vendi nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Turneu evropian i Kanye ‘Ye’ West për vitin 2026 nuk shkoi aq mirë, pasi shumë vende ndaluan ose anuluan performancat e tij.

Tani, është raportuar se reperi kontrovers amerikan do të performojë dy shfaqje të profilit të lartë në stadiumin e Shën Petersburgut në tetor, sipas një postimi nga kanali Telegram i Gazprom Arena – stadiumi ku janë planifikuar të zhvillohen koncertet.

Këto koncerte do të zhvillohen mes polemikave të vazhdueshme rreth West, i cili është përballur me anulime koncertesh dhe ndalime performancash këtë vit për shkak të vërejtjeve të tij antisemite në të kaluarën, duke përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përdorimin e imazheve naziste.

Vende si Anglia, Franca, Italia, Polonia dhe Zvicra ia anuluan koncertet, ndërsa Holanda dhe Turqia i vazhduan shfaqjet e tij, duke shkaktuar një debat mbi atë që përbën lirinë e fjalës në Evropë. West përformoi edhe në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë