Gazeta Si- Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me motive pronësie.
Gjatë operacionit të uniformave blu është kapur në flagrancë një 21-vjeçar me iniciale A.H. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe një 23-vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Ata janë konfliktuar dhe më pas kanë kërcënuar me armë zjarri për motive pronësie një 26-vjeçar.
“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.