Ka ndodhur

Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij, arrestohet 50-vjeçari në Pukë

Gazeta Si- Një 50-vjeçar është arrestuar në Fushë-Arrëz, pasi kërcënoi fqinjin pas sherrit për pronën. Policia e Pukës thotë se një ditë më parë, kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Policia shkuar menjëherë në këtë dhe ka arrestuar A. C., 50 vjeç, i cili yshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, Y. C., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat A.C., i mbante pa lejen përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë