Ka ndodhur

Kanosën njëri-tjetrin me armë zjarri, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

Gazeta Si - Dy persona që kishin kanosur njëri-tjetrin me armë zjarri në Bushat të Vaut të Dejës, janë arrestuar këtë të premte,

Policia njofton se është arrestuar 26-vjeçari me iniciale G.T., banues në Bushat dhe 32-vjeçari me iniciale A.P., banues në fshatin Stajkë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i kanosjes me armë zjarri me të rinjve ka qenë një konflikt i çastit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë