Shendet

Kanceri te fëmijët lidhet me mungesën e mikrobeve

Jetesa jonë moderne, pa mikrobe, është një nga shkaqet më të shpeshta të kancerit te fëmijët, sipas një studimi nga disa shkencëtarë britanikë.

Leuçemia limfoblastike akute, gjendet në një në 2 mijë fëmijë. Profesor Mel Greaves, nga instituti i kërkimeve për kancerin, ka grumbulluar gjatë 30 viteve prova që tregojnë se sistemi imunitar mund të bëhet kancerogjen nëse ai nuk “preket” nga mikorbe të mjaftueshme që në fazat e para të jetës të fëmijëve. Prekja nga mikrobet, bën të mundur që ai të parandalojë sëmundjet në të ardhmen.

Ngjarjet e kombinuara:

Lloji i kancerit të gjakut është më i përhapur në shoqëritë e avancuara, gjë e cila sugjeron se diçka nga jetesa jonë moderne, mund të jetë shkaku i kësaj sëmundjeje.

Ka patur pretendime që e lidhnin këtë sëmundje me kabllot e energjisë elektrike, valët elektromagnetike dhe kimikate të ndryshme. Por këto pretendime janë hedhur poshtë në këtë studim të publikuar nga “Nature Revieës Cancer”.

Ndërkohë, profesor Greaves, i cili ka bashkëpunuar me kërkues në të gjithë botën, thotë se sëmundja e kancerit në gjak ka tre faza.

  • Faza e parë është një mutacion gjenetik i pandalshëm i cili ndodh që në embrion.
  • Pastaj një mungesë ekspozimi ndaj mikrobeve gjatë vitit të parë të jetës, dështon t’i mësojë sistemit imunitar se si të veprojë si duhet me sëmundjet.
  • Faza e tretë është shkaktimi i një infeksioni gjatë fëmijërisë, duke shkaktuar një keqfunksionim të sistemit imunitar, e duke kaluar kështu në leuçemi.

Kjo "teori e unifikuar" e leukemisë nuk ishte rezultat i një studimi të vetëm, më tepër një enigmë me dëshmi që krijonin shkakun e sëmundjes.

Prof Greaves tha: "Hulumtimi sugjeron fuqimisht që leuçemia akute limfoblastike ka një shkak të qartë biologjik dhe është shkaktuar nga një shumëllojshmëri e infeksioneve në fëmijët e predispozuar, sistemet e imunitetit të të cilëve nuk janë primuar siç duhet."

Dëshmitë që ndihmuan në ndërtimin e rastit përfshinin:

  • Një shpërthim i gripit të derrit në Milano që çoi në shtatë fëmijë të sëmurë me leuçemi.
  • Studimet treguan se fëmijët të cilët shkuan në spital kishin vëllezër dhe motra më të mëdha, të cilët ishin ekspozuar ndaj baktereve dhe kishin mundësi më të vogla të prekjes nga leuçemia.
  • Ushqimi me qumësht gjiri i cili i jep fëmijës bakterie të mira, mbron ndaj leuçemisë.
  • Mundësi më të vogla për tu prekur nga leuçemia kishin fëmijët që ishin lindur në mënyrë tradicionale nga ata që ata që ishin lindur me operacion.
  • Kafshët të cilat nuk ishin ekspozuar asnjëherë ndaj mikrobeve, zhvillonin leuçemi sapo prekeshin nga një infeksion.

Ky studim nuk është për të fajësuar prindërit se tregohen shumë higjenik, por ai tregon çmimin e lartë që njerëzimi është duke paguar për progreset që janë bërë në shoqërinë tonë dhe mjekësinë. Të jesh në kontakt me bakteriet nga të cilat trupi i njeriut përfiton,është e komplikuar,pra nuk do të thotë të humbasësh higjenën.

Por profesori Greaves shton se: Gjëja më e rëndësishme që ky studim kërkon të tregojë është se shumë raste të leuçemisë te fëmijët mund të parandalohen”.

Vizioni i tij është të bëjë të mundur për fëmijët një “koktejl bakteresh”, si një pije me kos, e cila do t’i ndihojë fëmijët që të kenë një system imunitar më të fortë. Por kjo ide kërkon që të zhvillohen kërkime të tjera.

Ndërkohë, Prof Greaves tha se prindërit mund të "jenë më pak të shqetësuar rreth infeksioneve të zakonshme ose të parëndësishme dhe të inkurajojnë kontaktet sociale me fëmijët e tjerë dhe më të rritur".

Dr Alasdair Rankin, drejtor i hulumtimit për kancerin e gjakut tha: "Ne kërkojmë që prindërit të mos alarmohen nga ky studim. Duke zhvilluar një system të fortë imunitar në fazat e para të jetës, mund të ulë rrezikun, por nuk ka asgjë që mund të bëhet për të parandaluar me siguri leuçeminë te fëmijët”.

Mikrobet e mira

Ky studim është pjesë e një ndryshimi masiv që po ndodh në mjekësi. Deri më sot ne kemi trajtuar mikrobet si të këqij. Megjithatë, njohja e rolit të tyre të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë është duke revolucionarizuar kuptimin e sëmundjeve nga alergjitë tek Parkinson dhe depresioni dhe tani leuçemia.

Profesor Charles Swanton, shefi i klinikës së Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: "Leuçemia te fëmijët është e rrallë dhe aktualisht nuk dihet se çka ose nëse ka ndonjë gjë që mund të bëhet për ta parandaluar atë nga profesionistët mjekësor ose prindërit. Ne duam të sigurojmë çdo prind të një fëmije që ka ose ka pasur leuçemi, se nuk kemi asgjë që dimë se mund të ishte bërë për të parandaluar sëmundjen e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë