Shendet

Kanceri i prostatës: Testi i thjesht i gjakut mund të parashikojë suksesin e trajtimit pacientët

Sipas disa hulumtimeve të fundit, një analizë e thjeshtë gjaku mund të përdoret për të parashikuar sesi burrat me kancer të prostatës i janë përgjigjur trajtimit.
Kjo biopsi e lëngshme gjithashtu mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve që kanë më shumë gjasa të preken përsëri nga kanceri, pra të zhvillojnë metasaza.
Testi jo-invaziv i cili është më pak i dhimbshëm sesa biopsitë e indeve mund të çojë në një trajtim të përshtatshëm për ata që janë në fazat e përparuara të kancerit të prostatës, sipas Institutit të Kërkimeve të Kancerit.
Kjo gjë mund të lejojë që mjekët të ndalojnë ilaçet për pacientë të caktuar, që nuk kanë gjasa të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një ekip studiuesish nga ICR dhe “The Royal Marsden NHS Foundation Trust” analizuan mbi 1.000 mostra gjaku nga pacientë me kancer të prostatës.
Ata thanë që testet mund të zbulojnë gjurmë të kancerit në rrjedhën e gjakut dhe mund të ndihmojnë në gjurmimin se si sëmundja evoluon dhe i përgjigjet trajtimit.
Paul Workman, shefi ekzekutiv i ICR, tha që "testet e thjeshta të gjakut" mund "të na ndihmojnë të parashikojmë veprimin tjetër të kancerit".
"Ata mund t'i ndihmojnë mjekët të hartojnë plane trajtimi të personalizuara dhe të qëndrojnë një hap përpara sëmundjes,” shtoi ai.
Studimi u përqendrua te burrat që ishin pjesë e një studimi klinik duke parë përfitimin e abirateronit, një ilaç të synuar, me ose pa një ilaç eksperimental.

Rezultatet treguan se burrat me nivele të larta të ADN-së së tumorit në fillim të trajtimit kishin një rezultat dukshëm më të keq. Pas monitorimit të pacientëve me teste të përsëritura të gjakut, ekipi i studiuesve gjithashtu zbuloi që ata që iu përgjigjën trajtimit kishin rënien më të madhe të sasisë së ADN-së së kancerit në rrjedhën e tyre të gjakut. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu përmes analizës së ADN-së nga testet e gjakut se kishte ndryshime gjenetike, specifike të lidhura me rezistencën e drogës, duke treguar rrezikun e infektimit të hershëm.
"Studimi ynë tregon se një test i thjeshtë gjaku mund të na ndihmojë të gjurmojmë se si evolucioni i kancerit i përgjigjet trajtimit fillimisht, si pjesë e provave klinike dhe përfundimisht në kujdesin rutinë," tha Johann de Bono, profesor i mjekësisë eksperimentale të kancerit në ICR.
Konsulent mjekësor onkolog në “The Royal Marsden” tha se ndjekja e kancerit të prostatës me një test gjaku në vend të një biopsie të dhimbshme kirurgjikale, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve.
"Studimi ynë ofron prova të mëtejshme për potencialin e madh të biopsive të lëngshme për të ndihmuar në udhëzimin e trajtimit, hartimin e planeve të trajtimit personal dhe përmirësimin e rezultateve të pacientit,”shtoi eksperti.
Burimi: The Independent/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë