Ngjarje

Kanadaja do të presë mbi 1 mln emigrantë në 3 vitet e ardhshme

A dëshironi të jetoni në Kanada? Tani është koha të filloni të mendoni për paketimin e çantave.

Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milion banorë të përhershëm në tre vitet e ardhshme. Kjo është gati një përqind e popullsisë së vendit.

Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në vitin 2017 dhe mendohet që ky numër mund të arrijë në 350 mijë këtë vit. Në vitin 2020 do të shkojë rreth 360 mijë. 370 mijë në 2021. "Fluksi i emigrantëve do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë, duke rritur kështu fuqinë e saj të punës" ka thënë Ahmed Hussen, ministër i emigracionit, refugjatëve dhe qytetarisë (IRCC) të Kanadasë.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen si një nisme e shumë vendeve të tjera perëndimore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (IRCC) ka premtuar 5.6 milionë dollarë për të mbështetur iniciativat globale të zhvendosjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë