Ka ndodhur

Kanabis nga Kukësi drejt Kosovës, sekuestrohet edhe 1 kg eksploziv

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Kukës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia ka gjetur rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis me destinacion Kosovën.

Po ashtu njërit prej tyre i është gjetur rreth 1 kg lëndë eksplozive. Si rezultat i operacionit të koduar policor “Coperation”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P.A., 47 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës dhe F.K., 36 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., vëllai i shtetasit P. A. Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Kukësit, policia ndaloi automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. A., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P.A., policia gjeti një sasi municioni luftarak, ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit F. A., gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së shtetasit F. K., në fshatin Dardhas, shërbimet e Policisë gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, muncioni luftarak, lënda eksplozive dhe 2 automjete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë