Gazeta Si- Një person është arrestuar në Lazarat, pasi është kapur me një sasi prej 600 gramësh kanabis sativa.
Policia tha se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. P., pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga policia.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.