Ka ndodhur

Kanabis dhe armë pa leje, arrestohet 46-vjeçari në Mallakastër

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për shkak se akuzohet për armë dhe kanabis.

Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e përgatitur gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë