Media Galeri

Kampionati i përqafimit të pemëve

Në Skoci është mbajtur këto ditë kampionati i parë i përqafimit të pemëve. Tematika e këtij kampionati lidhet me dashurinë që duhet të kenë njerëzit për natyrën. Konkursin u mbajt në Ardtornish, në gadishullin Morvern të Lochaber dhe pjesëmarrësit duhet të përqafonin sa më shumë pemë dhe të gjenin mënyra krijuese për t’i përqafuar.

 Fituesi ishte Alasdair Firth, i cili jeton në atë zonë.

Organizatat mjedisore Darach Forest Therapy dhe Darach Social Croft mbajtën veprimtarinë në bashkëpunim me kampionatin vjetor botëror të përqafimit të pemëve në Finlandë. / BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë