Ka ndodhur

Kamioni përplas një ‘BMW’ në Fier, drejtuesi përfundon në spital

Gazeta Si - Një kamion për mbledhjen e mbetjeve urbane është përplasur me një “BMW” në Portëz, Fier mesditën e kësaj të enjteje.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi 27-vjeçar i mjetit “BMW”, me iniciale I.M.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMË-së. Policia thotë se i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet edhe në foto, mjeti ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme të tij.

Policia po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë