Media Galeri

Kamioni derdh 150,000 domate në rrugë duke shkaktuar përplasjen e 7 makinave

Një kamion ka derdhur më shumë se 150,000 domate në një autostradë në shtetin amerikan të Kalifornisë, duke e ndalur trafikun.

Domatet shkaktuan përplasjen e shtatë makinave dhe mbyllën pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore të hënën.

Tre persona kishin lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital me një këmbë të thyer, tha Patrulla e Autostradave të Kalifornisë.

Gjatë sezonit të domates, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për ti transportuar në të gjithë shtetin.

Sipas raporteve, një manovër e gabuar e shoferit bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate në një pjesë prej 200 metrash të autostradës.

“Lëkurat e domates, sapo bien në asfalt, është si të ecësh mbi akull”, tha një prej policëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë