Ka ndodhur

Kamëz, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. I gjenden dhe armë në banesë

Një 39-vjeçar, me iniciale A.S., banues në Kamëz, që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak është arrestuar në Tiranë.

Pas informacioneve se 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, policia ka shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë