Ka ndodhur

Kamëz, një person qëllon me armë drejt disa makinave të parkuara

Gazeta Si - Një person i paidentifikuar ende qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa automjeteve të parkuara të dielën në mbrëmje në Kamëz në rrugën “Donald Trump”.

Burime zyrtare të policisë thonë se autori, ende i paidentifikuar, ndodhej i ulur në pjesën e pasme të një motomjeti kur hapi zjarr, duke dëmtuar dy makina.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar. Edhe pse nga ngjarja kanë kaluar disa orë, autori vijon të jetë i paidentifikuar nga policia.

Aktualisht policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë