Ka ndodhur

Kamëz, dy adoleshentë terrorizonin lagjen me armë gjatë natës

Dy adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë terrorizuar lagjen me armë zjarri. Policia thotë se 16-vjeçari M.K., dhe 18-vjeçari E.K., qarkullonin të armatosur në Kamzë dhe qëllonin në ajër gjatë natës. Ata ishin kthyer në shqetësim për banorët, të cilët njoftuan më pas policinë.

Gjatë aksionit për kapjen e tyre, të rinjtë u arrestuan në flagrancë, duke qarkulluar të armatosur me pushkë me 20 fishekë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit, u sekuestrua edhe një pistoletë. Sipas policisë,16-vjeçari M.K. është person me precedent të mëparshëm penal, edhe pse në një moshë të vogël.

Ai ka qenë i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Dy adoleshentët tashmë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë