Ka ndodhur

Kamëz, 22-vjeçarja godet me mjet prerës policin

Gazeta Si - Një 22-vjeçare me iniciale Sh.Gj., është arrestuar, pasi ka goditur me mjet prerës një punonjës të policisë në Kamëz.

Ngjarja ka nisur kur në banesën e babait të saj, me iniciale A.Gj., kanë shkuar ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve për t’i komunikuar se duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë.

Gjatë komunikimit mes palëve, 22-vjeçarja ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës  G.Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë