Filma

Kambanat e dasmës po bien në sezonin e fundit të serialit ‘The Crown’

Platforma Netflix ka ngacmuar së fundmi me paralajmërimin e një date me rëndësi për familjen mbretërore, duke konfirmuar se dasma e vitit 2005 e Princit të atëhershëm Charles me Camilla Parker-Bowles do të shfaqet në sezonin e gjashtë dhe të fundit të serialit “The Crown”.

“Pas gjashtë sezonesh, shtatë vitesh dhe tre kastesh, ‘The Crown’ përfundon më vonë këtë vit. Këtu kemi një sugjerim për atë që do të vijë në sezonin tonë të fundit”, lexohej në mbishkrimin në postimin e publikuar nga platforma në Twitter/X.

Imazhi i shpërndarë nga Netflix përshkruan një program për dasmën mbretërore të Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwall-it, e cila u zhvillua në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Charles tanimë i kurorëzuar si Mbreti Charles III, u ngjit në fron në shtator të vitit 2022 pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, monarkia britanike me mbretërimin më të gjatë.

Meqenëse të dy ishin martuar më parë, Charles dhe Camilla organizuan një ceremoni të vogël dasme.

Mbretëresha Elizabeth e ndjerë nuk mori pjesë në ceremoni për shkak të rolit të saj si kryetare e Kishës së Anglisë, e cila dekurajon divorcin. Megjithatë, ajo mori pjesë në pritjen më pas.

Sezoni i pestë  i “The Crown” ndaloi së përshkruari vdekjen tragjike të Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident fatal me makinë në Francë në vitin 1997.

Ndërkaq, sezoni i gjashtë thuhet se zhvillohet në vitet pas vdekjes së Dianës.

Për sa i përket qasjes së prezantuesit për mbulimin e vdekjes së Dianës në sezonin e ardhshëm, producentja ekzekutive Suzanne Mackie tha se “kishte një bisedë shumë, shumë të kujdesshme, të gjatë, rreth mënyrës se si e bëjmë atë” ndërsa u shfaq në Festivalin e Edinburgut muajin e kaluar.

“Audienca do ta gjykojë atë në fund, por unë mendoj se është rikrijuar me delikatesë, me mendime”, shtoi ajo.

Korniza kohore e sezonit të gjashtë, shfaq gjithashtu një periudhë ku Charles dhe Camilla punuan për të fituar mbështetjen e publikut për marrëdhënien e tyre romantike nga një vend ende i pikëlluar mbi vdekjen e “Princeshës së popullit (Diana)”.

Sezoni i fundit i “The Crown” paraqet aktoren Elizabeth Debicki si Diana, Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth dhe Dominic West në rolin e Charles, dhe do të shfaqet premierë më vonë këtë vit në Netflix. /CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë