Mode

Kamala Harris do të ndryshojë fuqinë e veshjes

Kur Kamala Harris doli në podium për të pranuar rolin e saj si e para zëvendës presidente me ngjyrë në Amerikë me 7 nëntor ajo kishte të veshur një kostum të bardhë.

Veshja ishte nga marka “Carolina Herrera” dhe sado veshje e mirë të dukej, domethënia e kostumit të bardhë me pantallonave ishte politike. Veshja e pantallonave nga gratë ka qenë dhe vazhdon të jetë një subjekt shumë real në luftën për barazinë gjinore dhe e bardha është një ngjyrë feministe, e veshur nga votuesit gjatë luftës së tyre për të njohur votat e grave.

Gjithashtu Hillary Clinton veshi një kostum të bardhë kur ajo pranoi nominimin Presidencial në 2016 dhe gratë Demokrate në Kongres i veshën ato në masë për të demonstruar unitetin dhe një angazhim të tyre për të mbrojtur të drejtat e grave. Kostumi i bardhë me pantallona i Harris nuk ishte një deklaratë e modës, por ishte një deklaratë.

Në momentin që u shpall fitorja e Biden, Harris kishte dalë për një shëtitje ku kishte veshur një kostum nga Nike, një markë që është pothuajse uniforma e Amerikës, me mbishkrimin “Just do it”.

Mund të duket si një situatë normale por ajo veshje kishte një mesazh. Ishte “Just do it” që shkonte mjaft mirë me fjalinë që Harris i tha Biden në momentin e parë që folën pasi doli rezultati “We dit it Joe, we did it.”

Mesazhi i asaj veshje ishte se ajo “do të vazhdonte ta bënte atë”

Asgjë nuk bëhet gabimisht për sa i përket imazhit kur dikush është një fytyrë e rëndësishme e një vendi dhe të dyja veshjet e Harris në dy momentet kyqe të fitores së saj Harris po tregonte një zëvendës presidente që do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët. Historike, po. Simbolike, po.

Harris ka qenë duke sinjalizuar këtë qëndrim "I can do it" me rrobat e saj gjatë gjithë kësaj fushate zgjedhore dhe para kësaj dhe në shumë mënyra gjatë gjithë jetës së saj. Duke parë fotografitë e bëra prej saj gjatë viteve të karrierës së saj, do të shihni se veshjet e saj kanë qenë “një rrugë” për të arritur këtu ku është sot. Harris gjithmonë ka veshur kostume, por fundet i ka zëvendësuar me pantallona. Sa për bizhuteritë, varietetet e saj të shumta të vathëve të perlave dhe gjerdanëve me perla të zeza, të bardha, me shumë fije kanë qenë pjesë në veshjet e saj që kur ishte studente e drejtësisë.

Ndërsa ajo rrëfeu në një intervistë të vitit 2011 një preferencë për takat Manolo Blahnik ("ato janë kënaqësia ime e vetme") dhe çantat e Chanel, veshja e saj shpesh anon nga përditshmëria. Ajo ka veshur këmisha të bardha, xhinse dhe atlete ‘Converse Chuck All Stars’ gjatë gjithë fushatës çka ka tërhequr jo pak vëmendje.

Harris nuk preferon të ashtuquajturat "fustane pushteti" të veshura nga gratë në sferën publike në vitet 2000 dhe 2010, pa mëngë, të prera për trupi, zinxhirë deri në fundshpinë.

Në vend të kësaj, ajo i përmbahet formulës së saj të kostumeve me pantallona nga dizenjatorët kryesisht amerikanë (Prabal Gurung, Altuzarra) në hije të zeza dhe gri. Kur ajo është shfaqur së bashku me Biden, ajo shpesh ka veshur një kostum vetëm me një ton, duke zbatuar idenë e tyre si një ekip.

Ashtu si ngjyrat e ndritshme të Michelle Obama dhe dashuria për një përzierje të markave bënë një kthesë në botën e modës, edhe Kamala Harris me veshjet e saj të rehatshme, praktike dhe me mesazh do të jenë prezentë në modë dhe trend.

Do të jetë interesante të shohim se si ndryshon kjo gjatë katër viteve të ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë