Ana e errët

Kam besim vetëm tek vjehrra dhe policia!

Nga Gazeta ‘SI’ - Nëna e një fëmije të vogël e martuar prej pesë vitesh me mblesëri, sa herë konfliktohej me të shoqin gjente vetëm një strehë. Ajo ishte vjehrra e cila i dilte në krahë dhe e ndalonte të shoqin, qoftë dhe kur ai i ngrinte zërin. Në një nga rastet e sulmeve , kur burri me arsim tetë vjeçar dhe i moshës 38 vjeç e përshkallëzoi dhunën edhe ndaj fëmijës, gruaja ndryshoi strategji. Ajo nuk telefonoi vetëm vjehrrën që nuk gjendej në banesë në atë moment. Por njëkohësisht edhe policinë.

Kjo e fundit në aktet që ju vendosën Gazetasi.al u rrah nga i akuzuari, ashtu si edhe gruaja që gjatë dëshmisë së saj tregoi se kishte besim të plotë tek policia po aq sa edhe tek vjehrra që e mbrojti përgjatë  pesë viteve. U. P deklaron policia u arrestua për dy akuza jo vetëm për dhunë por edhe për kundërshtim të policisë të cilës nuk ju bind gjatë kohës kur I dyshuari po shoqërohej në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Gruaja kujtoi më pas në polici se si i shoqi u kthye në darkë në shtëpi dhe ajo e pa që po ecte duke u lëkundur.

“Ai fliste përçart. Pasi u fut brenda kërkonte ushqim. Kërkonte fasule. Unë ja vura në tavolinë. Ai përsëriste ku janë fasulet megjithëse pjatën e kishte përpara. Më pas filloi të flasë me djalin e ta godasë  dhe e pyeste “a të dhemb kur të godas”?

Gruaja i është lutur të mos e traumatizojë fëmijën, por si reagim kundër të resë ai ka hequr rripin e pantallonave dhe ka nisur ta qëllojë

I thashë të ndalojë se po trembte djalin tonë. Më tha ik dhe dola me vrap njoftova vjehrrën që gjendej tek fqinjët dhe njoftova të dytën policinë. Kur vjehrra erdhi para policisë i kërkoi llogari djalit të saj se çfarë kishte që sillej ashtu, ai bëri rrëmujë dhe tentoi të më godasë përsëri. Ne të dyja për shkak se ishte në gjendje të pirë e bllokuam dhe e mbyllëm derisa erdhi policia.

Kur policia hyri, im shoq u nevrikos dhe nuk pranoi tu bindej dhe nisi t’i qëllojë me grushte edhe policët- shpjegon e shoqja që sidoqoftë thekson se rrugës kur policët e ngritën në krahë për ta çuar në komisariat i shoqi thirri : “më falni se isha i pirë”.

Policia në fashikullin që i tregoi Gazetasi.al veçon raportet e shërbimit të mbajtur gjatë momentit që u ndërhy në banesë. Në këto shkresa pasqyrohen veprimet e të dehurit që teksa bërtiste “dua të rri në shtëpi”, bërtiti më pas “ju kërkoj falje”. Megjithëse policia ka administruar edhe praktikën e lëshimit të urdhrit të mbrojtjes për të dyja gratë, nuse dhe vjehërr, certifikatat familjare si dhe vërtetimin e gjendjes civile, në dokumenta nuk sqarohet se kujt iu kërkua falje, policisë apo dy grave, njëra nusja dhe tjetra vjehrra e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë