Drejtësia

Kallëzimi i Belind Këlliçit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku

Gazeta Si – Një kallëzim i drejtuesit politik të PD në kryeqytet, Belind Këlliçi, ka çuar në Prokurorinë e Tiranës, Arbian Maznikun, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se tre javë më parë Mazniku ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me kallëzimin e Këlliçit.

Hetimi për të cilin është pyetur Mazniku, është regjistruar pa emër për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje shtesë mbi këtë hetim, teksa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike më shumë të dhëna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë