Media Galeri

Kalimtarët largojnë me dhunë nga rruga protestuesit në Londër

Ndërkohë që ambjentalistë dhe aktivistë të shumtë po protestonin sot, që në 8:00 të mëngjesit përreth urës Southwark, Canary Wharf dhe stacionit të Liverpool Street, shumë shoferë që ishin bllokuar dolën nga makinat e tyre dhe u munduan t’i largojnë nga rruga.

Një shofer i inatosur u bërtiti atyre duke thënë se në makinë kishte babanë e sëmurë dhe që kishte nevojë për trajtim.

“Nëse ndonjëherë ju sëmuret dikush nga kanceri, shpresoj të jenë prindërit tuaj”, tha ai.

Të tjerë persona u afruan tek protestuesit duke u thënë se nuk është e drejtë për to që të shkojnë në punë në këmbë kur janë nisur me makinë.

Në pak minuta, protesta u shndërrua në një “sherr” midis protestuesve dhe shoferëve që ishin të bllokuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë