Ka ndodhur

Kakavijë, 45-vjeçarit i gjejnë çantën plot me euro, dollarë, e franga! Sekuestrohen 50 mijë euro

Gazeta Si – Një sasi monetare prej 47 mijë euro, 800 dollarë dhe shuma të tjera parash, janë sekuestruar këtë të diel në pikën kufitare të Kakavijës.

Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar, është proceduar penalisht një 45-vjeçar, i cili nuk i kishte deklaruar ato.

Policia thotë se ka sekuestruar 47.150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, ndërsa 45-vjeçari që posedonte paratë nuk i deklaroi ato në dalje të RSh-së.

“Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë”, thotë Policia Kufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë