Politike

Kadilli: Basha bëri tërheqje taktike, do rikandiojë për kryetarin

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij.

"Çdo dorëheqje është një akt për t'u përshëndetur, po a është dorëheqje e vërtetë? Unë e shoh si një tërheqje taktike. I ndodhur në një pozicion ku as shërbëtori i tij më i afërt nuk gjendet dot më një kauzë për ta nxjerrë nga situata. Fakti që nuk pranon përgjegjësinë për humbjen por thotë se nuk mbajta dot partinë atëherë do të bëjë edhe ai foltoren e vetë, ku do të hyjnë në një proces analizimi të brendshëm për ringritjen. Besoj e do të kandidoj pas zgjedhjeve lokale 2023, sot nuk do të jetë më në shënjestër siç ishte deri dje dhe do të shihet si viktime e mundshme e një loje politike ku  ai nuk kishte ndonjë faj të madh", tha Kadilli.

Zgjidhjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Kadilli e shikon pa Bashën dhe Berishën.

"Ne duhet të merremi me krijimin e një opozite të re dhe të merremi me parimet tona dhe të heqim dorë nga liderët. Demokratët duhet të heqin dorë nga adhurimi i liderit. Ka vetëm një shans për ringritje dhe demokratët të mos i shërbejnë ambicieve të Bashës dhe Berishës. Unë dua që PD të ketë një proces unik dhe jo dy gara më vetë mes PD dhe Rithemelimit. PD duhet të heq dorë nga një brez i tërë i konsumuar politik. Të dy do të përpiqen të mbajnë për pjesën e tyre dhe nuk do tentojnë drejt bashkimit, zgjedhjet e ardhshme nuk do të shkojmë të bashkuar shanset janë inekzistente, do shkojmë në dy grupe të përcarë dhe Rama do fitojë...”, tha Kadilli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë