Kadillak debutoi me konceptin e saj të makinës autonome InnerSpace në Consumer Electronics Show të këtij viti në një film të shkurtër që është po aq “dramatik” sa automjeti luksoz me dy vende.
InnerSpace është projektuar me një kabinë që zhyt pasagjerët e ulur në një sedilje dashurie, të cilët mund të shikojnë një ekran panoramik që shtrihet në të gjithë pjesën e përparme.
GM, e cila zotëron Kadillak, është një nga kompanitë e shumta që u tërhoq nga pjesëmarrja personalisht në CES dhe në vend të kësaj, zgjodhi një prezantim në internet, e gjitha kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kompania në pronësi të GM thotë se ‘koncepti i saj i ri InnerSpace riimagjinon atë vizion, me një përvojë plotësisht autonome që lejon dy pasagjerë të përqendrohen në udhëtimin e tyre dhe jo në drejtimin e makinës’.
Bryan Nesbitt, drejtor ekzekutiv i GM, Global Advanced Design dhe Global Architecture Studio, tha në një deklaratë: ‘Elektrifikimi dhe drejtimi autonom do të ndryshojnë rrënjësisht rolin e automjeteve dhe përvojat që klientët kanë me to’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







