Media Galeri

Ka një problem të madh me “çizmet gjigante të kuqe”

Një palë çizme gjigante prej gome kanë pushtuar internetin por ka një problem të madh me to: Mezi vishen dhe mezi hiqen.

Marka MSCHF zbuloi “Big Red Boot” në fillim të këtij muaji dhe ndërsa çizmet prej 500 dollarësh duken si të dala nga një libër vizatimor, kjo nuk i ka penguar njerëzit të shkojnë me vrap për t’i blerë.

Një pjesë e influencuesve i kanë veshur përpara publikimit më 16 shkurt, duke shkaktuar një reagim të madh ndaj çizmeve të pazakonta.

Shumë prej tyre e kanë përshkruar produktin si “të çmendur”, “absurd” dhe “budallallik”.

Sigurisht, ka njerëz që mendojnë se çizmet unike janë “shumë të lezetshme”.

Por, problemi me to qëndron tek rehatia. Njerëzit kudo në rrjetet sociale po shpërndajnë video duke i veshur dhe hequr, çka e cilësojnë si “mision të pamundur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë