Shendet

Ka një kompani farmaceutike në Itali që mund të prodhojë vaksinën Jonhson & Jonhson

Prodhuesi i kontraktuesve të medikamenteve “ Catalent Inc.” në Itali po planifikon një zgjerim të madh të prodhimit të vaksinave Covid-19 në Europë, duke i mundësuar kompanisë Johnson & Johnson të bëjë më shumë doza vaksine.
Është raportuar se Catalent do të sjellë një linjë të dytë të prodhimit të vaksinave J&J në fabrikën e saj në Anagni, Itali, gjatë muajve të ardhshëm. Kompania ka potencialin për të dyfishuar prodhimin e impiantit të vaksinave Covid-19, duke ndihmuar kështu rritjen e furnizimeve të vaksinave Covid-19 në Bashkimin Europian, i cili është penguar nga nënshkrimi i vonë i kontratave, problemet e shpërndarjes dhe vështirësitë në sigurimin e dozave në vendet anëtare.
Rregullatorët europianë kohët e fundit miratuan vaksinën e J & J, megjithëse shpërndarja nuk pritet të fillojë deri në muajin e ardhshëm. J&J ka deklaruar më herët se do t’i sigurojë BE-së me 200 milion doza këtë vit. Kompania ka thënë se ishte e sigurt se do të përmbushte objektivin e saj të plotë.
Johnson & Johnson nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kompanisë farmaceutike, ndërkaq kompania Catalent, siguron se ka kapacitet të mjaftueshëm për të prodhuar vaksinat që duhen.
Catalent aktualisht ndihmon në prodhimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca PLC dhe Universiteti i Oksfordit në ambientet e saj.
Prodhimi fillestar i vaksinës J&J në strukturë është planifikuar të fillojë në tremujorin e dytë, ndërkohë Catalent pret që në fund të prodhojë qindra miliona doza. Zgjerimi do të rrisë aftësinë e uzinës për të kryer një hap kryesor në prodhimin e vaksinave. Hapi, i njohur si mbushje-përfundim, përfshin mbushjen e shishkave me vaksina, mbylljen e shisheve dhe përgatitjen e produktit për dërgesë.
Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën kanë pritur me padurim vaksinën e J & J, pjesërisht sepse mund të ruhet në frigoriferë me temperaturë normale duke e bërë transportin edhe më të lehtë, gjithashtu, ka një dozë ndryshe nga vaksinat e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë